Këta janë laureatët e Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore

Ministria e Kulturës i ka bërë të ditur emrat e laureatëve të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2015. 

Çmimi Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, i është ndarë shkrimtarit Arif Demolli.
Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, ka shkuar për Rexhep Murtez Shala për veprën “Anonim Profan Wor(l)d”.

Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, e morri poetja Ervina Halili, për veprën e saj “Amuletë”.
Abdullah Thaçi me veprën “Kalaja e fjalës”, është fitues i çmimit për veprën letrare më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”.

Për kritikën letrare dhe eseistikë, çmimin “Ibrahim Rugova” e morri Xhavit Beqiri me veprën “Lahuta e Fishtës”.
Ndërkaq çmimin për veprën më të mirë të përkthyer “Pjetër Bogdani”, e fitoi Fadil Bajraj, për veprën e përkthyer “Heshtja e poetit është një akt terrorist”, të autorit Dan Fante.