Kapen 3.2 ton brirë elefantësh të fshehura mes mermerit

Kamboxhia ka kapur më shumë se 3.2 ton brirë elefantësh të fshehura në një magazinë.

Brirët ishin dërguar nga Mozambiku, tha një zyrtar i doganave, duke shtuar se kjo ishte sasia më e madhe e materialit të fildishtë në vend.

“Dhëmbët e elefantit ishin fshehur mes mermerit “, tha për AFP, Sun Chhay, drejtor i zyrës doganore dhe të akcizës në port.

Ai tha se fildishi ishte dërguar nga kombi jugor afrikan i Mozambikut dhe mbërriti në port vitin e kaluar. Pronari i paidentifikuar i dërgesës nuk arriti të merrte ngarkesën.

Chhay tha se nuk e dinte nëse dërgesa ishte destinuar për tregje në vende të tjera.

Kërkesa nga Kina dhe Vietnami ka nxitur rritjen e trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra përmes Kamboxhias.

Fildishtë është i çmuar për bukurinë e tij por edhe për përdorim në mjekësinë tradicionale, ndërsa po kontrabandohen masivisht edhe brirët e rinocerontëve dhe “luspat” e pangolinove.