Kadare sipas basteve përsëri pretendent për Nobel

Ismail Kadare mund të jetë sërish pretendent për të fituar çmimin Nobel në letërsi.

Ai është në krye të listës për çmimin Nobel për vitin 2015 në qendrat e basteve. Tetori është muaji i çmimeve Nobel në letërsi dhe ky çmimin pritet që t’i shkojë autorit që ka arritur të shquhet në letërsinë botërore përmes veprave të tij.

Që prej vitit 1901 Akademia Suedeze bën publik emrin në një konferencë publike, por tashmë është traditë që në javët që i paraprijnë ditës kur shpallet fituesi, faqet e basteve hedhin hipotezat e tyre. Tashmë bastet janë hedhur dhe ka dalë edhe lista e favoritëve.

Pak a shumë janë sërish të njëjtit emra që lakohen, por siç ndodhë zakonisht çmimin e fiton ndonjë autor që nuk është fare në mesin e të diskutuarve, madje ndodhë që ai të jetë dikush që nuk është edhe aq i njohur.

Akademia Suedeze tashmë e ka dëshmuar që është e paparashikueshme në këtë drejtim.

Sipas sports.ladbrokers.com shkrimtarët për të cilët po diskutohet se do ta fitojnë Nobelin në letërsi për vitin 2015, janë Svetlana Aleksijevitj, Haruki Murakami, Ngugi Ëa Thiong’o, Philip Roth, Joyce Carol Oates, Ismail Kadare dhe Peter Handke. /Panorama