“Java e Bekim Fehmiut” (Video)

Kinemaja ABC në Prishtinë ishte e vogël për t’i zënë të gjithë artistët e dashamirët e artit të shtatë që erdhën për të parë nga afër ceremoninë e hapjes së eventit “Java e Bekim Fehmiut” që nisi të martën në kryeqytet.

Në këtë javë, audienca kosovare do të njihet nga afër me krijimtarinë artistike të aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiut. Sipas regjisores kosovare, Rebeka Qena ky është edhe qëllimi i këtij manifestimi.

Para të pranishmëve foli edhe gruaja e aktorit të madh, tashmë të ndjerë, Branka Petriq. E cila tregoj për lidhjen e Bekimit me filmin dhe qëndrimin e tij të gjatë pikërisht në Kinemanë ABC.

Para shfaqjes së filmit “Mbledhësi i Puplave”, prodhim kinematografik ku aktori Fehmiu, arriti kulmin e suksesit me rolin kryesor që pati,  aktorja kosovare Meli Qena interpretoj njërën nga poezitë më të dashura të aktorit “Njeriu këndon pas lufte” .

Kronikën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme të përgatitur nga Tribuna Channel.