Ja pse serbët i armatosën shqiptarët në vitin 1912

Në vitin 1912, serbët kishin pajisur shqiptarët me armë, në mënyrëqë këta të fundit të vrisnin serbët lokal e kështu të krijohej arsye për të ndërhyrë forcat ushtarake serbe.

Historiani Frashër Demaj, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka treguar se ka hulumtuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe, ku ka parë se qeveria e Serbisë i ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vravë serbët lokal.

Kjo del të jetë në raport të zv.konsullit Harry Llamp dërguar Ministrisë së Jashtme.

Statusi i plotë:

”Duke studiuar dokumentet diplomatike të Britanisë së Madhe: Nën konsullata e Mbretërisë së Bashkuar.

Selanik më 17 shtator 1912

Raport i zv. konsullit Harry Llamb dërguar Ministrisë së Jashtme në të cilin në mes tjerash thuhet:

… Qeveria e Serbisë u ka dhënë armë falas shqiptarëve në Kosovë për t’i frikësuar e vrarë serbët lokal në mënyrë që të krijoj pretekst për të ndërhyrë ushtarakisht duke i akuzuar shqiptarët se po vrasin e masakrojnë popullsinë sllave në Kosovë.”