Imer Gashi, piktori që paraqet artin përmes ngjyrave (Foto)

Talentin për pikturën e ka të zbuluar qysh moti. Imer Gashi, këtë dhunti nuk e ka lënë vetëm si hobi.

Ai ka vazhduar studimin për pikturën, duke mësuar kështu metoda dhe teknika vizatimi në mënyrë që vizatimet e tij të dalin në mënyrë profesionale.

Favoritet e tij janë portretet por kjo gjë nuk nënkupton se ai nuk i paraqet edhe bukuritë natyrore apo ndonjë ide të tij dhe natyrisht këto paraqitje janë reflektim i shpirtit të tij artistik.

Së fundmi, Imeri ka bërë portertin e Agim Ramadanit duke bërë të mos dallohet shumë nga fotografia e vërtetë. /Gazeta Tribuna/