“Hyjnesha në fron “ mbetët artefakt Historik

Në një lidhje direkte mbrëmë për Emisionin “KONTAKT” para Muzeut të Kosovës , Drejtori i Institutit Arekologjik, Enver Rexha tregoi për gërmimet që janë bërë dhe që po vazhdohen të bëhen për Kosovën .
Sipas tij Donatoret janë ata që po vazhdojn të mbajnë ende gjalle këto gërmime por edhe nga ana e Qeverisë janë bërë ndihmesa të medha.
Rexha për Televizionin tone tregoi se “Hyjnesha në fron” është artefakti që është marrë nga Beogradi në kohën e Luftës ,mirëpo që është rikthyer prap në Kosovë pas Luftës , dhe mbetët një ndër artefaktet me shumë rendësi për vendin tonë.