Hoti uron Kadarenë për ditëlindje: Letërsia, kultura dhe identiteti shqiptar u pasuruan nga pena e tij

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, sot ka mbushur 83 vjet.

Në këtë përvjetor aitë e ka uruar edhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i cili e quan personalitet të madh të kombit dhe letërsisë botërore.

Ai tha se Kadare ka pasuruar kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar.

Ja postimi i tij i plotë:

Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit dhe mikut tim Ismail Kadare, shpreh urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta për këtë personalitet të madh të kombit dhe letërsisë botërore.

Pa dyshim, letërsia, kultura dhe identiteti i kombit shqiptar janë pasuruar tej mase nga pena e Ismail Kadaresë, pasuri kjo të cilën shqiptarët e ruajnë dhe e pranojnë si një nga thesaret më të çmuara të kombit.

Ashtu sikurse veprat e tij kanë sjellë lumturi dhe do të jetojnë shumë gjatë në mendjet dhe zemrat e lexuesve, uroj që edhe jeta e z. Kadare të jetë po aq e gjatë dhe e lumtur.

Rexhep Hoti,
Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport