Hoti ngushëllon familjen Çavolli

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe i Sportit, Rexhep Hoti e ka ngushëlluar familjen Çavolli, me rastin e vdekjes së këngëtares së madhe shqiptare, Liliana Çavilli.

Vdekjen e artistes shqiptare, Hoti e ka cilësuar si humbje të madhe, duke shkruar se Çavolli është vulë e vlerave të muzikës shqiptare.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistes së madhe të muzikës, këngëtares Liliana Çavolli. Kosova sot humbi një artiste elitare e cila i dha shumë muzikës shqiptare dhe emri i saj është vulë e vlerave të muzikës moderne shqiptare. Shpreh ngushëllimet më të përzemërta për familjarët, miqtë e dashamirët e Lilianës”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social, Facebook.

Liliana Çavolli, ka vdekur sot në moshën 73 vjeçare./Gazeta Tribuna/