‘Heroi’ vlerësohet në Los Angeles

Filmi kosovar i metrazhit të gjatë “Heroi”, me skenar dhe regji të Luan Kryeziut së fundmi është shpërblyer edhe me një çmim.

Sipas regjisorit, Luan Kryeziu filmi është shpërblyer me çmimin ,,Best Ensemble Cast” në Los Angeles Independent Film Festival.

Filmi “Heroi”, për bosht ka mostrajtimin e duhur të një ushtari të UÇK-së në periudhën e pasluftës, i cili bën përpjekje të sigurojë kushte elementare të jetës për gruan dhe djalin e tij.

Në këtë film me rolet kryesore janë përfshirë Arben Bajraktaraj dhe Adriana Morina. Filmi “Heroi”, që nga prezantimi i premierës e deri më tashti është shpërblyer me çmime të ndryshme në festivale.