“HELLO EUROPE” PRET KONKURRENTËT DERI MË 15 TETOR

Shoqata e Karikaturistëve të Kosovës “Thumbi” po bëhet gati për Festivalin e parë botëror të karikaturës në Kosovë, me temën “Hello Europe”.

Konkursi për këtë festival është i hapur deri me 15 tetor, deri kur bëhet pranimi i tyre  sipas njoftimit për medie, deri më tani kanë arritur mbi 191 punime nga ma shumë se 50 shtete.

Përzgjedhja e karikaturave për katalog dhe ekspozitë, saktëson njoftimi, do të bëhet më 17 tetor nga juria profesionale e zgjedhur nga shoqata.

Ekspozita do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më 28 tetor në orë 19:00, kur do të shpallen edhe fituesit e festivalit.
Çmimi për vendin e parë do të jetë 800 euro, të dytë 400 euro, dhe të tretë 200 euro dhe pesë çmime të tjera speciale.