Hapet panairi i librit, prezantohen mbi 1 mijë tituj të ri

Të martën është hapur Panairi i 19-të i librit, i cili do të jetë i hapur deri më 11 qershor.

Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, tha se në këtë panair marrin pjesë të gjithë botuesit shqiptarë, të cilët do të ofrojnë mbi 1 mijë tituj të ri.

Ai tha se do të ketë edhe disa aktivitete të tjera, të cilat do të mbahen në kuadër të panairit të 19 të librit.