Hapet ekspozitë shitëse për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi

 

Këshilli i studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura të UP-së organizon më 21 mars “Ekspozitën shitëse”, e cila i dedikohet për shërimin e profesorit dhe regjisorit Bekim Lumi.

Regjisori Lumi vuan nga sëmundja e kancerit dhe shpenzimet financiare për kurimin e tij janë të pa përballueshme, kështu që studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura kanë vendosur të organizojnë ekspozitën shitëse, për të siguruar mjetet e nevojshme për shërim.

Ekspozita hapet në ora 18.00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.