Halil Plakiqi, piktori i vogël me talent të madh (Foto)

Halil Plakiqi, emri i cili shumë shpejt do të bëhet një nga piktorët më njohur në vend.

Kjo pasi ai zotëron një talent të rrallë sa i përket pikturës.

E ky talent ka arritur të shihet edhe nga lojtarët e kombëtares Lorik Cana dhe Taulant Xhaka të cilët Lili i pikturoi me shumë mjeshtri e më pas fotoja u hedh në faqet e tyre zyrtare.

Të preferuarat e tij janë portretet por Halili pikturon edhe pjesët më të bukura të natyrës.

Një mini ekspozitë e tij është hapur edhe në qendrën kulturore në Komoran ku punën e tij e kanë parë edhe profesorë të artit siç është Idriz Berisha.

Më poshtë keni edhe disa nga pikturat e tij. /Gazeta Tribuna/