Haggis: Po të ishte film Kosova do të kishte emrin “KAOS” (Video)

Nëse Kosova do të ishte një film, emrin do ta kishte “Kaos”. Thotë kështu film-bërësi Paul Haggis, i cili thotë se Kosova i përngjan me New York- un që ai e pëlqen shumë.

“ Nuk e di, mendoj se ka shumë kaos këtu por edhe madhështi dhe gjëra të veçanta në këtë kaos. Më përngjan me New York-un i cili më pëlqen shumë. Ka një bashkëveprim ndërjmet këtij kaosi i cili shkakton grindje, mosmarrëveshje, por gjithashtu një kaos që bashkon njerëz, lidhje të veçanta, të pa-zakonshme. Mendoj se “kaosi” do të ishte emri i duhur.” Ka thënë Haggis

Njihet si një producent, scenarist dhe regjisor shumë i suksesshëm në Holywood.
Dy projektet e tij filmike në vitin 2004 rrëmbyen disa nga çmimet më të rëndësishme të akademisë së filmit më të famshme në botë.
Po flasim për Paul Haggis, njeriut që “Oscar” i ndau 4 cmime për filmin “Million Dollar Baby” dhe 3 të tjera për “Crash” .
Në një intervistë ekskluzive për Tribuna Channel, Haggis shpalosi shumë nga përvojat e tij në botën e filmit.
Haggis që karrierën e tij e nisi vitin 1975, pranon se edhe pas 42 vjet karrierë, përballet me vështirësi njësoj sikur film-bërësit e rinjë.
I pyetur nëse mund të bëj një krahasim mes Paulit kur nisi të shkruaj për herë të parë dhe Paulit të suksesshëm, ai u shpreh kështu:

Ekskluzivisht për Tribuna Channel flet Paul Haggis, fitues i dy çmimeve Oscar Nëse Kosova do të ishte film, si do ta quante ai;Me çfarë sfida përballet edhe pas 42 vjet karrierë si film-bërës;Çka mendon ai për Prishtinën dhe artistët kosovarë;Këto dhe shumë të tjera i mësoni nga biseda që Vjosa Selmani ka bërë me regjisorin, skenaristin dhe producentin Paul HaggisVjosa Selmani

Publiée par Mëngjesi në Tribunë sur jeudi 20 juillet 2017