Gjashtë mallkimet më të famshme në histori

Historia është e mbushur me mallkime që kanë shkaktuar tragjedi e fatkeqësi të shumta, si ajo që ka prekur familjen Kennedy, atë Hemingway

1- Klubi 27

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27.

Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain e Amy Winehouse.

Këta janë disa nga këngëtarët e famshëm që vdiqën në moshën 27-vjeçare:

1. Jim Morrison. Për solistin e grupit të njohur “The Doors” u tha se kishte pësuar sulm në zemër, por autopsia nuk iu bë asnjëherë. Por mendohet se Morrison vdiq nga një mbidozë heroine.

Jimi Hendrix: Kitaristi më i mirë të gjitha kohërave vdi1 nga mbidoza dhe alkooli.

Janis Jopli: Këngëtarja e njohur e viteve ’70 vdiq nga përdorimi i tepërt i heroinës.

Kurt Cobain: Solisti shumë i njohur të grupit “Nirvana”, bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në Seattle.

Amy Whinehouse: Këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik 2011 në Londër. Shkaku i vdekjes doli të jetë helmimi nga alkooli.

2. Mallkimi i Tutankhamenit

Disa muaj pas zbulimit të varrit të Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kërkimeve) 57 vjeç, u sëmur dhe u dërgua në Kajro, ku vdiq disa ditë më vonë. Djali i tij tha se në Angli, qeni i tij i preferuar hungëriu në oborr e pastaj ngordhi. Në vitin 1929, njëmbëdhjetë persona që kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqën para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Këto vdekje përfshinin dy të afërm të Carnarvon, sekretarin personal të Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Ëestbury, i cili u vetëvra duke u hedhur nga një ndërtesë.

3. Mallkimi Kennedy

Familja Kennedy mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia “imagjinare” se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre.

Është kurioz fakti se senatori Ted Kennedy është shprehur në një rast se ekziston mundësia e një mallkimi mbi familjen.

Duke filluar që prej vrasjes së Xhon F. Kenedi, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar “mallkimit” duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kenedi kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca.

Brezat e mëvonshëm: Në vitin 2006 kongresmeni Patrik Kenedi përplasi makinën ndërsa kishte marrë lëndë narkotike. Babai i tij, Ted Kenedi, i kishte mbijetuar një aksidenti ajror, një mbytjeje në ujë dhe në vitin 2006 avioni me të cilin udhëtonte u godit nga rrufeja.

4. Familja Heminguei

Po të hedhësh një vështrim mbi familjen Heminguei vërehet me lehtësi “mallkimi” klinik: Depresioni i thellë. Në moshën 29-vjeçare karriera letrare e Ernest Hemingueit po fillonte të ecte me shpejtësi, kur babai i tij vrau veten. Ernest Heminguei fitoi një çmim “Nobel”, “Pulitzer” dhe famë ndërkombëtare. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të zgjidhte të jetonte, duke i dhënë fund jetës me një armë “Shotgun” në moshën 62-vjeçare.

Pesë vjet pas vetëvrasjes së Ernest Hemingueit, motra e tij Ursula, e cila luftoi me kancerin dhe depresionin, kreu vetëvrasje me anë të një mbidoze. Gjashtëmbëdhjetë më vonë, vëllai i vetëm i Ernestit, Leicester, vrau veten me armë zjarri, pasi mori vesh se do humbiste dy këmbët për shkak të diabetit. Dhjetë vite më pas, mbesa 35-vjeçare u zhyt në depresion dhe mori mbidozë ilaçesh.

Brezat e mëvonshëm: Nga pasardhësit e Ernest Heminguei jeton mbesa e tij e njohur, Mariel, e cila ka dy vajza, Dree Louise Crisman dhe Langley Crisman.

5. Diamanti Hope

Diamanti Hope daton në vitin 1642 dhe është i famshëm për ngjyrën e thellë, masën, qartësinë, bukurinë dhe historinë që mban. Ai thuhet se sjell fat të keq tek kushdo që e mban atë. Sipas një legjende, një person me emrin Tavernier bëri një udhëtim në Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perëndeshës Hindu, Sita. Pas kësaj, Tavernier u shqye nga qentë e egër gjatë një udhëtimi në Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dënua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajë më diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”.

6. Mallkimi i Supermenit

Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqësive që u kanë ndodhur njerëzve të përfshirë në historinë e Supermenit në vite. Dy njerëzit më të famshëm të prekur nga ky mallkim janë George Reeves, i cili interpretoi personazhin në seritë televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte në rolin e Supermenit në filmat e fillimit. George Reeves kreu vetëvrasje ndërsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Për shkak të këtij mallkimi shumë aktorë kanë refuzuar të interpretojnë rolin e Supermenit./gazetametro