Galeria e Arteve nuk përfiton rritje të buxhetit (Video)

Duke u bazuar te shpenzimet e vitit të kaluar, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala sot ka nënshkruar politikat programore për vitin 2016 në fushën e kulturës.

Në bazë të këtyre politikave, në një komunikatë për media kjo ministri thotë që institucionet të cilat janë në varësi të saj kanë përfituar rritje të dukshme të buxhetit. Mundësi kjo për zhvillim të mëtejme të programit dhe ngritjen e nivelit artistik.

Teatrit Kombëtar të Kosovës me ç’rast i janë ndarë 340 mijë euro, Filarmonisë 245 mijë, Operës 70 mijë, Baletit 205 mijë, Ansamblit Shota 155 mijë euro, Qendra Kinematografike e Kosovës ka marrë 740 mijë dhe Kosova Filmi gjithsej 10 mijë euro.

Mirëpo jo edhe Galeria e Arteve ka përfituar nga kjo rritje, pasi që sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Zeni Ballazhi, këtë vit Ministria e Kulturës u ka ndarë më pak buxhet se vitin e kaluar.

Kronika e plotë nga Tribuna Channel.