Flet për herë të parë pas ndarjes: Më la vetëm në shtëpi me foshnje

Këngëtarja britanike Cheryl Cole për herë të parë foli sinqerisht për ndarjen me Liam Payne, me të cilin ishte në lidhje për dy vjet e gjysmë.

Ajo pranoi se arsyeja kryesore e ndarjes nga i dashuri i saj dhjetë vjet më i vjetër ishte pse ky i fundit nuk e vuri familjen asnjëherë në rend të parë.

Në të vërtetë, Liam kishte lënë Cheryl vetëm me djalin Bear, ndërsa udhëtoi nëpër botë dhe ndërtoi karrierën e tij, shkruan Sun.

Edhe pse i kishte sugjeruar këtë, ai nuk kishte ndërruar mënyrën e jetës për shkak të të cilës ish-anëtarja e dikurshme e grupit The Girls Aloud, vendosi t’i japë fund lidhjes.

Siç thotë ajo, nuk kishte mundur të qëndrojë në një lidhje të tillë dhe e kishte kuptuar se nuk mund të funksionojnë si partnerë.

Një burim i afërt me këngëtaren 35-vjeçare ka zbuluar se gjatë vitit të parë të lindjes së djalit Bear, ishte vetë Cheryl ajo që ishte përkujdesur për rritjen e tij.

Payne një ish-anëtar i “One Direction” dhe Cheryl, u takuan në vitin 2008, ndërsa Lyam ishte vetëm 14-vjeç, dhe filloi përparimin e tij muzikor dhe shumë besojnë se marrëdhënia e tyre dështoi për shkak të dallimit në moshë.