Filmi „Krom“, në Mediterranean International Film Festival

Luajnë: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Doda, Albulena Kryeziu

Filmi i metrazhit të gjatë „Krom“, me regji të Bujar Alimanit do të jetë pjesë e selektimit zyrtar të edicionit të 37 të Mediterranean International Film Festival që do të mbahet në Francë prej 24 deri më 31 tetor. Mësohet se filmit shqiptar i janë rezervuar dy prezantime, më 27 dhe 29 tetor.

Ky film është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos, Stella Theodorakis dhe përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri. Luajnë: Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Doda, Albulena Kryeziu. /KultPlus.com