Filluan xhirimet e filmit “Eho e heshtur”

Kanë nisur xhirimet e filmit “Eho e Heshtur” me skenar dhe regji nga Dren Zherka dhe me producent Alban Zogjani. Këto xhirime do të zgjasin deri më 28 prill në Prishtinë ndërsa pjesa tjetër do të xhirohet nga 5 deri 12 korrik në Berlin.

Filmi flet për një vdekje e cila lidh dy njerëz të moshuar, një burrë dhe një grua , që nuk dijnë asgjë në lidhje me njëri-tjetrin, njëri në Gjermani dhe tjetri në Kosovë. Megjithatë ata janë të lidhur përmes emocioneve të tyre dhe kushteve ekzistenciale që edhe pse në shikim të parë janë krejtësisht të ndryshme.

Një grua në Gjermani po fillon një udhëtim për të shqyrtuar jetën e një emigranti të paligjshëm që tashmë ai nuk jeton dhe gjen dhimbjen dhe vetminë e saj, gjërsa ai emigrant ka babain në Kosovë që është një burrë i vjetër të cilin nga kjo humbje e ka kapluar vetmia dhe sheh vetën në fund të udhëtimit.
Në rolet kryesore është Selman Jusufi që paraqitet në rolin e Ismetit ndërsa Christine Kaufmann në rolin e Hannah.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike ASHA në ko-produksion me Magnus film nga Gjermania.