Festivali ‘Hapu’ sjell edicionin e pestë me shumë aktivitete

Festivali i artit në hapësirë publike ‘Hapu 5′, do të filloj këtë të enjte 11 korrik, në ora 22:00 në sheshin Skënderbeu (Nënë Tereza), tek Teatri Oda
Shfaqja hapëse do të bëhet nga Face Nord nga Un Loup Pour l’Home, dhe përformancës së shkurtër Ludifico.

Në ditën e parë, përveç këtyre shfaqjeve, festivali do të vazhdoj me një Ecje duke luajtur, të përcjellë nga Team Prap, Prishtina Parkour dhe Freeruners ku loja e trupës do të vazhdoj deri tek Teatri ODA, ku do të ketë dhe muzikë, në interpretim nga May-Linda Kasumoviç dhe Doresa Rexha

Organizatorët e Festivalit të Artit në Hapsirë Publike Hapu ftojnë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë prej orës 22:00, që fillon prej sheshit Skënderbeu