Festivalet në pritje të buxhetit

Vitin e kaluar dy nga festivalet kulturore më të njohura vendore, por dhe ndërkombëtare Skena Up dhe Pri Fest nuk u mbajtën, për shkak se Ministria e Kulturës e shkurtoi buxhetin për institucionet e pavarura.

Derisa PriFest e zhvendosi një pjesë të programit në Tiranë, festivali tjetër Skena Up shtyu edicionin për këtë vit ngase sipas menaxherit të tij, Vullnet Krasniqit nuk kanë dashur ta mbajnë atë vetëm shkel e shko, raporton TribunaChannel.

Megjithatë Krasniqi tha se këtë vit do të bazohen në forcat e veta, sepse sipas tij edhe këtë vit Ministria e Kulturës, nuk do të ndryshojë në ndarje të buxhetit.

Në linkun e mëposhtëm gjeni storien e plotë për këtë çështje.