Fëmija zbulon një pllakë të lashtë balte

Një gjashtëvjeçar, gjatë një shëtitjeje me prindërit e tij në jug të Izraelit, zbuloi një pllakë unike balte, 3500 vjet të vjetër.

“Familja po shëtiste pranë fshatit Re’im në jug të Izraelit, në mars, kur djali vuri re një pllakë të vogël argjile katrore me gdhendje të dy personave mbi të”, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikitetit.

Familja më pas ia dorëzoi artefaktin autoriteteve.

Pllaka tregon një ushtar të veshur me një fund me rrip, i cili shtyn një skllav të zhveshur, krahët e të cilit janë të lidhura pas shpinës që, sipas autoriteteve, artisti ka dashur të tregojë poshtërimin e skllavit.

Autoritetet izraelite thanë se zbulimi do të ndihmonte për gërmimet në qytetin e vjetër mijëvjeçar Yerza.