Familja Palushi, trashëgimtare e lahutës (VIDEO)

Zanafilla e veglave tona muzikore, fillon pikërisht tek Lahuta, instrument ky miravjeçarë. Malësoret tanë e kanë vështruar lahutën si objekt kulti, prandaj edhe e kishte çdo shtëpi.

Edhe shtëpia e Palushajve në Klinë, e kishte ruajtur dhe trashëguar këtë instrument me qindra vite, mirëpo me luftën e fundit në Kosovë, në mesin e shumë gjërave të tjera, ishte zhdukur dhe ajo.

Kjo është arsyeja kryesore, pse Prendi, ndonëse me profesion inxhinier i makinerisë, nisi ta punoj lahutën, e që tani i është kthyer në një pasion të vërtetë.

Palushi është ndër të rrallët zejtarë në Kosovë, që merret me punimin e Lahutës, prandaj kjo ka bërë që shumë njerëz të interesohen, e interesimi më i madh për këtë instrument vije nga mërgimtarët.

Përveç lahutës, Palushi merret edhe me punimin e veglave të tjera, si fylli, kavalli, bilbili, por dhe gjërave dekoruese./Tribuna Channel/