Faketa Rexha, tekstshkruesja e këngës “Simpatia” që dikur pushtoi zemrat e të rinjve

“Simpatia”, është njëra ndër këngët që ka shoqëruar rininë shqiptare kudo që ishin në kohërat më të vështira. Kjo këngë e cila ishte bërë hit, është realizuar në vitin 1997 nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi në bashkëpunim me Memli Krasniqin.

Por, një rëndësi e veçantë në atë kohë i është kushtuar edhe teksteve të këngës, për ndryshim nga sot ku tekstet në të shumtën e rasteve as nuk kuptohen mirë.

Për tekstet e këngëve të artistëve në atë kohë kujdesin tekstshkrues profesionist apo poetë e shkrimtarë.

“Simpatia” është shkruar nga Fakete Rexha e cila sot nuk shkruan më tekste të këngëve por e kujton me nostalgji atë kohë.

Më poshtë KultPlus ju sjell këngën “Simpatia” që edhe sot dëgjohet me shumë nostalgji.