ETEA me aktivitete për librin

Organizata joqeveritare ETEA për nder të Ditës Ndërkombtare të Librit do të organizojë aktivitete të shumta në sheshin e kryeqytetit me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare rreth leximit. Në kuadër të kësaj ngjarjeje organizata ETEA do të zhvillojë disa aktivitete atraktive siç janë:

1) Të sjellni një libër që e keni lexuar dhe të merrni një tjetër që nuk e keni lexuar;

2) Të vendosni ndonjë thënie të preferuar në “Pemën e Diturisë”;

3) Të diskutoni rreth librave dhe rëndësisë së leximit me disa ndër autorët më të njohur të Kosovës, siç janë: Jusuf Buxhovi, Daut Demaku, Albatros Rexhaj, Drenusha Zajmi Hoxha, Riza Greiçevci, Ali Alidemaj; etj.

Aktivitetet do të shoqërohen me muzikë nga këngëtarja Nita Latifi, ndërsa në fund të organizimit do të shpërndahen libra falas, si dhe do të ndahet titulli “BIBLOBIBULI” për lexuesit e vitit në bashkëpunim me Biblotekën Hivzi Sylejmani. Po ashtu, gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe aktivitete simbolike.