Ermal Meta kualifikohet në finalen e Sanremo-s

Kantautori nga Fieri, Ermal Meta, ka arritur të kualifikohet në finalen e këngëtarëve të rinj të festivalit të njohur në Itali “Sanremo 2016”.

Me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat), Meta fitoi sfidën përball Irama më 59% të votave, në natën e të rinjve pjesëmarrës në “Sanremo”. Festivali i Sanremos ka filluar më 9 shkurt dhe do të zgjasë deri më 13 shkurt.

Edhe pse për herë të parë në skenë dhe për më tepër si ajo e Sanremos, Meta lidhjet me muzikën i ka të vjetra.
Ish-anëtari i grupit “La Fame Di Camilla”, pas shkëputjes nisi karrierën si solist.

Ai ka shkruar tekste këngësh për këngëtarë të njohur të skenës italiane, si: Ema Marrone,  Francesco Renga, Patty Pravo, Chiara, Marco Mengoni, Giusy Ferreri etj./GazetaTribuna