Elina Duni përformon sonte në Prishtinë

Në kuadër të festivalit “FemArt” sonte në orën 21:00 do të interpretoj këngëtarja Elina Duni

Duni do të performojë së bashku me të ëmën e saj, shkrimtaren Besa Myftiu.

Të dyja artistet nga Shqipëria do t’i falin publikut kosovarë muzikë dhe poezi.

Në kuadër të festivalit po mbahen gjithashtu diskutime, shfaqje dokumentarësh e ekspozita.