Elhaida dështon, Suedia fitimtare në Eurovision 2015

Ndonëse zgjoi emocione dhe premtoi shumë me interpretimin e saj në gjysmëfinalen e parë të Festivalit të Këngës së Evropës, Eurovision 2015, në finalen e kësaj ngjarjeje përfaqësuesja e Shqipërisë nga Shkodra, Elhaida Dani, mori vetëm 34 vota, duke u renditur kështu në vendin e 17-të.

Këngëtarja nga Shqipëra u vlerësua me 10 pikë nga Mali i Zi, me nga 6-të pikë nga Greqia e Belgjika dhe me 12 pikë nga Maqedonia, ndërsa Shqipëria 8 pikë ia dha Rusisë, 10 Greqisë dhe 12 pikë Italisë.

Ajo veçse çuditërisht u dëshpërua vetë me votimet politike që po bëheshin, njëjtë u ndodhi edhe atyre që me padurim po e prisnin performancën e saj.

Dani nuk mori vota as nga shtetet që më së tepërmi pretendohej se do të mund të votohej.

Ndryshe, sivjet në festivalin e Eurovisionit fitoi me 365 vota këngëtari suedez, Mans Zemerlov, duke lënë pas Rusinë dhe Italinë.

Shtetet e tjera që renditen si më të votuarat pas këtyre tri të parave janë Belgjika, Australia, Letonia dhe Estonia.

Në edicionin e 60-të të garës evropiane të këngës, Eurovizion 2015, morën pjesë gjithsej 40 shtete evropiane

Elhaida Dani në  festivalin evropian të këngës “Eurovision  2015”,  që u zhvillua në Vjenë të Austrisë,  u paraqit  me këngën “I’m Alive”.

Por, deri më tani Rona Nishliu me këngën “Suus” ka arritur suksesin më të madh të Shqipërisë në këtë festival, duke u renditur e pesta me 146 pikë të grumbulluara nga votimi i 42 shteteve./Gazeta Tribuna/