Ekspozitë nga artistët R.Kasapolli dhe I.Muharremi, në Biblotekën Kombëtare

Ca lecka, xhinse, materiale të ndryshme, të disejnuara nga artisti Rifat Kasapolli, do të ekspozohen të hënën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Kurator i ekspozitës është Ilir Muharremi. Qëllimi i ekspozitës është zanati dhe riciklimi në art. Ajo çfarë kujtojmë që nuk është e rëndësishme, e hudhim në koshin e plehrave, xhinse të vjetëruara, fanela të dalura jashtë mode, atlete, të gjitha këto janë të ngjitura në pikturë.

Ekspozita hapet më 21.1.2019 Ora: 12:00.