Edhe Eliza Dushku dhuron fustanin në ‘Mendoj për ty’

Edhe aktorja e njohur shqiptare,Eliza Dushku i është bashkuar  fushatës për “Mendoj per ty”.

Eliza ka dhuruar fustanin që kishte veshur në mbrëmjen gala të Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF).

Instalacioni u dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, është duke mbledhur fustane në shenjë solidarizimi për këto gra.

Ky instalacion është duke u përgatitur nga artistja Alketa Xhafa Mripa dhe do të prezantohet më 12 qershor, në stadiumin e Prishtinës.