‘E bukura fillon me ne’, ekspozitë me fotografi të personave me nevoja të veçanta

Të hënën në Prishtinë do të hapet një ekspozitë e veçantë.

Me fotografitë e personave me nevoja të veçanta, ekspozita ‘E bukura fillon me ne ‘ do të hapet nga Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe Elvana Shala – Ambasadore e Vullnetit të Mirë.

Ekspozita përmban fotografi të realizuara gjatë eventit të modës për persona me nevoja të veçanta, në dhjetor të vitit 2018-të.

Ekspozita do të hapet me 21 janar, me fillim prej orës 12:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, në Bulevardin Nënë Tereza.

Eventi i modës ‘Beauty begins with us’ u mbajt në muajin dhjetor të vitit 2018-të, me pjesëmarrjen e personave me nevoja të veçanta të cilët shërbyen si fotomodelë dhe fotomodele në një sfilatë mode. Për disa momente ata harruan se sa janë të neglizhuar nga shoqëria dhe përçuan mesazhin për dashuri, integrim dhe për jetesë të përbashkët.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 10 shkurt 2019.