Dy filma të gjatë kosovarë mbështeten nga Agjencioni për Film i Maqedonisë Veriore

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), ka njoftuar se dy filma nga Kosova janë mbështetur nga Agjencioni për Film i Maqedonisë Veriore.

“The Stroke (Skype)” me regji dhe skenar nga Isa Qosja dhe “Heshtja e Sirenave” me regji dhe skenar nga Gazmend Nela janë dy filmat kosovarë që janë mbështetur edhe nga Agjensioni i Filmit i Maqedonisë si bashkëprodhime minore.

Filmi “The Stroke (Skype)” është ranguar në vendin e 5të në nga 23 projektet e përzgjedhura nga Euroimage këtë vit. Projekti filmik është bashkëprodhim në mes Kosovës, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ky është bashkëpunimi i radhës me Agjencionin për Film i Maqedonisë i cili është bërë njëri ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës në Fushën e Filmit.

Të dy filmat “The Stroke (Skype)” dhe “Heshtja e Sirenave” janë subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.