Dy filma shqip në Oscars (Video)

Tashmë janë bërë të ditur prodhimet kinematografike të cilat do të konkurrojnë për filmin më të mirë të huaj në garën më të madhe të filmit në botë, atë OSCAR.

Të enjten ishte afati i fundit që shtetet të nominojnë filmin për ta dërguar në garën e madhe, ku në mesin e 36 propozimeve nga Evropa, këtë vit janë dy filma shqip të nominuar, ai i Kosovës, “Babai” me regji të Visar Morinës dhe propozimi i Shqipërisë “Bota” me regjisore, Iris Elezi që të dy të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

E në anën tjetër, Serbia këtë vit ka nominuar filmin “Enclave” të Goran Radovaneviq që ka për bosht një histori shqiptare.