Duo Kreatore e Modës VYM prezantojnë koleksionin e tyre të parë ‘Movement Collection’ (Foto)

“MOV Ement Collection” është koleksioni i disenjuar dhe i prodhuar nga VYM. Përmes koleksionit të tyre të parë, ato kanë për qëllim promovimin e modës sportive në mesin e femrave dhe vajzave, në aktivitetet e tyre të sportit dhe fitnesit.

Femra entuziaste të  sportit kanë një mundësi unike të pajisen me veshje sportive të disenjuara dhe të prodhuara në Kosovë.“MOVEment Collection” e përgatitur nga VYM është një koleksion dhe filozofi që tenton të frymëzoj femrat që kur mos të ndalen së përmirësuari dhe të ndërtojnë vetë-besimin e tyre duke bërë më shumë sport.

Sporti apo aktivitetet e fituesit janë të njohura për përfitimet psikologjike, si luftuesi  natyraliste si te dhe dhimbjes. Popullariteti në rritje i sportit në mes femrave dhe vajzave, si dhe aftësia e sportit për të rritur vetë-besimin, VYM përmes“MOV Ement Collection” synon t’ju ndihmoj atyre t’a shtyj në veten më tej për mes veshjeve elegante dhe të disenjuara prej sportit.

Koleksioni është i disenjuar në mënyrë që femrat të ndjehen rehat gjatë aktiviteteve sportive. VYM janë Valdete dhe Yllka Mustafa, dy kreatore të modës nga Prishtina, të cilat aspirojnë të zhvillojnë më shumë veshje ready-to-wear, me çmime të volitshme, inovativ edhe të trendëve të fundit, me materiale dhe dukje të mira, të përshtatshme për të gjitha llojet e jetesës së femrave dhe vajzave të Kosovës.

“MOV Emenet Collection” do të jetë e prezantuar në studion VYM me lokacion në Rrugën Bajram Kelmendi, te “Teatri Dodona”, afër kompanisë së sigurimeve “Dardania”. Studioja është e hapur gjatë ditëve të javës nga 09:00-19:00 dhenë fundjavë vetëm të shtunën nga 09:00-16:00.

Valdete Mustafa është aktive në fushën e modës që disa vjet, me përvojë punesiasistente e Lia Stublla, si dhe vijon studimet e Skenografisë dhe Kostumografisë, në Akademinë e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Yllka Mustafa gjithashtu ka qenë pjesë e studios së modës së Lia Stublla dhe poashtu është duke studiuar Kostumografi dhe Skenografi, në Akademinë e Arteve, në Universitetin e Prishtinës.