Dokumentari ‘Amy’ në Kanë

Pasi u pranua nga kritikët si dokumentari i duhur për këngëtaren e ndjerë Amy Winehouse, “Amy” tani do të shfaqet në festivalin më prestigjioz të filmit në Kanë.

Dokumentari do të shfaqet në mesnatë, krahas shoqërimit muzikor, një shfaqje e veçantë e krijuar enkas për filmin. Me regji të Asif Kapadia, dokumentari i metrazhit të gjatë pritet të lansohet nëpër kinema gjatë kësaj vere.

Ai përmban këngë të padëguara dhe xhirime që nuk janë parë më herët, teksa synon të rrëfejë historinë e fitueses së 6 Grammy-ve, sipas fjalëve të saj. Në trailerin e dokumentarit, Winehouse dëgjohet duke thënë se nuk është e gatshme për t’u bërë e famshme.

Si duket, artistja ka parashikuar saktë, meqë vdiq nga helmimi me alkool në korrik të vitit 2011, në moshën 27 vjeçare.