“Doctor Sleep”, më i frikshëm se “The Shining”

Të paktë jane ata që kanë mundur ta harrojnë përshtatjen epike që Stanley Kubrick I ka bërë librit “The Shining” nga Stephen King, por të shumtë janë ata që mezi po e presin shfaqjen në kinema të “Doctor Sleep”, një vazhdim I historisë.

Fati I djaloshit me fuqi telepatike, Danny Torrance, mbeti jetim me përfundim e filmit në 1977, por aktori Ewan Mcgregor ka vendosur ta jetëzojë personazhin duke e pasuruar me detaje mitologjike, dhe duke e bërë atë mjaft realist në trajtimin e alkoolizmit dhe traumave të fëmijërisë.

Kësaj radhe, Danny do duhet të përballet me frikërat e tij më të mëdha, dhe me ndihmën e Abras, një vajze që posedon të njëjtën dhunti si Danny, ai do të rikthehet aty ku nisi gjithcka, në hotelin e tmerrit.

Por arritja më e madhe e këtij filmi është se e bën “The Shining” që të duket si një parathënie, apo si një paraqitje e shkurtër të një rrëfenje të pasur dhe thelbësore.

Regjia dhe skenari i janë besuar regjisorit amerikan, Mike Flanagan, i njohur për filma si “The Haunting of Hill House”, apo “Ouija: Origjina e së Keqes”.

Autori Stephen King është shprehur me superlativa për filmin, bazuar në romanin e shkruar prej tij, që pritet të trondisë kinematë amerikane nga 8 nëntori.