Dje në Stuttgart është mbajtur manifestim për nder të Ditës së Flamurit

Dje është mbajtur një masnifestim në Stuttgart kushtuar Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e organizuar nga dy Kosullatat, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë

Këtë e ka bërë të ditur ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari, përmes një njoftimi në Facebook.

Këtu keni njoftimin e tij të plotë:

“Në manifestimin e djeshëm në Stuttgart, me rastin e Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, në organizim të Konsullatës së Përgjithsme të Republikës së Kosovës dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, duke ju uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, kam ndarë me të pranishmit emocionet e dhembjes së përjetuar nga humbjet njerëzore pas tërmetit fatal, që ndodhi ditë më parë në Durrës, Kurbin, Thumanë dhe në gjithë Shqipërinë.

Kam theksuar se me rastin e këtij tërmeti kombi ynë u vetëdijësua për ashpërsinë me të cilën di të silllet natyra me njerëzit dhe objektet, por edhe me rëndësinë që ka përbashkësia reaguese si komb në përballjen e pasojave.

Më pas kam mbajtur një kumtesë tematike për jetën dhe veprën e Simbolit të Rezistencë sonë Kombëtare, Bacës Adem Demaçi, para se të shfaqet
filmi dokumentar “Kampi i Ferrit”, kushtuar Bacës Adem, përgatitur me mjaft përkushtim nga regjisori Valon Bajrami”.