Dj. James Zabiela pritet ta ndez sonte Prishtinën

Prishtina sonte do të jetë nikoqire e njërit prej Dj. më me nam të botës, James Zabiela, i cili për herë të parë do të performoj në kryeqendrën e Kosovës.

Krahas tij, në këtë ngjarje e cila po konsiderohet si eventi më i madh i këtyre muajve, do të performojnë edhe tre Dj. po ashtu të njohur kosovarë, LegOff, Toton e Uran B, ku ky i fundit njihet për eventet dhe triumfet e tij dhe jashtë vendit. E për efektet vizuele do të përkujdeset Clleanc.

Sipas organizatorëve të kësaj ngjarje bëhet e ditur se tashmë çdo gjë është gati, ndërsa eventi do të mbahet në objektin e ish-Rilindjes, që do të nis nga ora 22:00. Vend ky që djemtë nga “Hapësira” po synojnë që përmes eventeve të mëdha artistike ta funksionalizojnë, pasi që dikur kjo shtëpi ka pasur një rëndësi të veçantë për njerëzit.

Kur foli për eventin në fjalë, Dj i talentuar nga Prishtina Uran B. që është edhe pjesë e stafit organizativ, tha se gjithëçka ka shkuar sipas pritshmërive të tyre, e që deri më tani thuajse janë shitur të gjitha biletat, ku për të gjithë ata që duan t’jenë pjesë e kësaj ngjarje, kanë mbetur edhe të fundit.

Biletat janë duke u shitur në Soma Book Stacion dhe Morena Bar në Prishtinë.