“Dinjiteti”, premierë në Teatrin e Pejës

Në Teatrin e Pejës ‘Istref Begolli’ , më 29 të këtij muaji pritet të jepet premiera e shfaqjes “Dinjiteti”, me autor Ruzhdi Pulahes, nën regjinë e Agim Selmit.

Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Shpresa Salihaj, Fidan Mamusha, Flormend Shabaj, Agon Bala, Fitore Broqi, Aida Alidemi e Fisnik Syka.

Për skenografinë e shfaqjes është përkujdesur Fatmir Adashi, për kostumet Samka Ferri, për muzikën Agron Shala , ndërsa për zërimin, Agim Pepaj.

Premiera e shfaqjes “Dinjiteti”, do të jepet në ora 20:00.