Digjet Kulla e Poliajve, shtëpia 300 vjeçare në Theth

Kulla e Poliajve, e gjendur në qendër të Kishës së Thethit, e shfrytëzuar vazhdimisht për alpinizëm dhe si bujtinë për turistët dhe vizitorët, ka rënë pre e një zjarri. Kulla ishte vënë në dispozicion të turizmit nga familja e Poliajve.

Mendohet se shkak i zjarrit në banesën turistike 300 vjeçare të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Për shkak edhe të infrastrukturës rrugore të dëmtuar, ka vonuar mbërritja në kohë e zjarrfikësve.

Zjarri ka rënë fillimisht në një barake pranë banesës që përdorej për gatim, më pas ka përfshirë një mjet të ndodhur aty pranë e në vijim të gjithë banesën.