Delawie i uron fat filmit “Shok”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i ka uruar fat filmit “Shok”, tashmë i nominuar për OSCARS 2016, në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër.

Këtë urim ambasadori amerikan e ka shprehur në Tëitter, duke shpërndarë edhe një fotografi me ata që do të përfaqësojnë Kosovën në ditën e ndarjes së çmimeve, më 28 shkurt, shkruan GazetaTribuna.

Filmi Shok është bërë me regji dhe skenar të Jamie Donoughue kurse producent të filmit janë Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott.

Në këtë film luajnë aktorët kosovar: Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani, Eshref Durmishi, Xhevdet Jashari, Astrit Kabashi, etj.

“Shok” është një film që trajton temën e okupimit në Kosovë në vitet e ’90, ku shoqëria e dy djemve testohet deri në kufizime derisa ata vazhdojnë betejën për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

‘Shok’ është një koproduksion në mes të Kosovës dhe Brtanisë së Madhe dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është konsideruar bileta e parë për Oskar./ GazetaTribuna