Del në ankand pyetësori i pabotuar i Prustit

Një pyetësor i plotësuar nga Marcel Prust, kur ai ishte 15 vjeç, dhe i pabotuar, do të shitet në ankand për 250 000 euro, të premten e ardhshme me rastin e Sallonit të Librit të Rrallë, bënë të dituar organizatorët e këtij manifestimi.

Dokumenti, i titulluar “Konfidencat e mia”, do të vihet në shitje nga Laurent Coulet. Ky pyetësor i shtohet dy pyetësorëve të tjerë të njohur, plotësuar nga dora e Prustit, por ndryshe nga këto dy dokumente, pyetësori është vënë në shitje tërësisht i plotësuar.

Nëse të gjithë kanë dëgjuar të flitet për “Pyetësorin e Prustit”, popullarizuar nga Bernard Pivot gjatë emisionit të tij, autori i “Nën hijen e vajzave të reja në lulëzim” nuk ka shkruar kurrë asnjë prej këtyre pyetjeve.

Ky lloj pyetësori ishte një lojë me origjinë angleze, në modë në fund të shekullit XIX.

Pavarësisht moshës së tij të re, Marcel Proust tregon një karakter shumë shpirtëror.

Pyetjes, “Cila është ngjyra që ju preferoni?”, ai i përgjigjet “Ajo e syve të personit që dua”.