“Carmen”, premiera e dytë për 2018 në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Nesër në mbrëmje kryeqytetasit do të mund të përcjellin shfaqjen e baletit “Carmen” të koreografes Natalia Osipova në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se kjo shfaqje ngërthen një ngjarje të veçantë, për të cilën është dashur shumë përkushtim dhe punë për të arritur deri në finalizimin e saj.

“Kanë punuar në kushte të vështira, edhe koreografja ka punuar në kushte të vështira. Por publiku kërkon shfaqje shumë të mirë, ai nuk i dinë këto. Dhe besoj se puna është bërë shumë mirë dhe rezultati shihet nesër mbrëma”, tha ai.

Koreografia Natalia Osipova u shpreh e lumtur që ndodhet në Kosovë për herë të dytë radhazi për shfaqjen e baletit “Carmen”. Ajo tha se përmes kësaj shfaqjeje do të prezantojë jetën reale dhe atë çfarë ndjen për popullin shqiptar.

“Sa më shumë që e njoh popullin e Kosovës, ia jap krejt dashurinë që kam për të qenë ju të lirë dhe më të pavarur. Në këtë shfaqje nuk është temë vetëm dashuria, por kryesore është liria”, tha ajo.