“Blloku”, kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës në një libër

Isuf Kalo, një nga njerëzit që ka qëndruar më pranë Enver Hoxhës vjen në një botim me rrëfime të veçanta.

“Blloku”, ështe libri që sjell një këndvështrim tjetër duke parë bllokun komunist edhe nga ana njerëzore.

Për herë të parë kujtimet e mjekut personal të Enver Hoxhës vijnë në një libër.

Fatos Tarifa, Luçiano Boçi dhe Henri Çili ndanë këndvështrime tepër intersante mbi librin.

Mjeku, Isuf Kalo, u shpreh tepër i emocionuar për impresionet që ky libër iu ka sjellë vlerësuesve, por edhe bashkëpunëtorëve të tij.

Kalo: Dita e sotme ëShtë për mua sa e lumtur aq edhe e trishtë sepse është dita e ndarjes time me librin. Tani e tutje do të jetë në duar të lexuesve. Në varësi të vlerësimit do të vendosin fatin e mëtejshëm të tij. Ata do të vendosin nëse ja vlejnë mesazhet që ai përcjell apo përkundrazi të zhgënjyer do ta flakin dhe lënë me indiferentizëm në harresë.

Libri është një ftesë për lexim jo vetëm për ata që duan të dinë më shumë për të shkuarën komuniste, por është një ngjarje dhe dhuratë për të gjithë ata që do merren me historine