Biri im, ti je bekimi më i madh i zotit për mua

Dritë e jetë, shpirt e yll. Sa shpesh më qan shpirti për ty duke pyetur veten nëse po bëj gjithçka mirë, apo keq!

Shpesh pyes veten a po arrij të të mbroj nga ti që kërkon mbështjetje, më fal dritë nëse nga njëherë pa dashje mund të mos e bëj, por dije që për ty shkambinjët i kthej në tokë të rrafshët e oqeanin në dhe, për ty me të tjerët mund të bëhem më e keqja e dynjasë, mirëpo mua më mjafton që jam më e mira nanë për ty, për njerëzit mund të jem e mbyllur që nuk dal pa ty askund, por unë jam për vete më se e hapur që në çdo minutë të kam ty, mëse e lumtur që arrij të ndjek çdo sekond ty pa ia kërkuaj askujt që të bëjë për atë për mua!

Dritë o shpirt, jam krenare që të rrita vet, me dijen time (keq e mirê) aq sa dita dhe sa po mundohem të di, për të tjerët mund të jem zero, por unë e di që për ty kaloj çdo sekond, çdo minutë duke e mësuar të mirën për ty!

Dritë, lumturia ime, jeta nuk është e bukur aq sa duket nga jashtë e nga njerëzit në fotografi, por pranë teje për mua gjithmonë është lumturi, çdo lot, çdo dhimbje, çdo mungesë që kam je ti shpirti, drita ime që më plotëson.

Ti je një bekim që Zoti ma dha, je një yll që në rrugët e mia të zbehta më bën dritë, dritë je, i vetmi që më ndëgjon dhe më përqafon ndoshta dhe atëherë kur e kam e gabim, je shpirti im i ëmbël me sytë e tu të bukur që më jep forcë, nuk ma thua por ma jep me përqafimin ma të ngrohtë.

Ti je aq i pafajshëm sa që me rritjen tënde e di që do përballësh me shumë gjëra, përveç lumturisë mos harro do kalosh dhe përmes vuajtjes trishtimit dhimbjes e mërzisë , atëherë dikur që edhe ty dikush mund t’i largojë dhimbjet me dy duart e voçkla, sikurse ti mua tani. Në jetë do jesh i mësuar nga unë t’i rrespektosh njërzit, por mos u çudit kur nuk do ta marrësh të njejten nga ata.

Në jetë mund të kuptosh që t’i duash njerëzit nganjëherë është dhe mëkat, sepse dashuria e tepërt mund të jetë një keqpërdorim ndaj teje, por ti mëso dhe duaj .. dhe mos harro që të gjithë kemi një Zot mbi vete.

Në jetë mund të mësosh që një mik mund të kthehet në armik, dhe një armik në mik , e çuditshme apo jo?! Epo këto janë gjëra që do t’i kalosh në jetë o dritë, sepse jo gjithmonë atë që e mëson ti mund ta ketë çdo njëri. Në jetë mund të kuptosh që bëre shumë, por asnjëherë nuk more asgjë përveç lëndimit. E shef dritë, Ari im i bukur, jo gjithmonë jeta do të jetë sikurse fotografia. Dhe në fund fotografinë e zemrës tënde të lumtur do e gjesh tek syçkat e vegjël sepse vetem aty do e gjesh ngrohtësinë dhe sinqeritin.

E di, në jetë njerëzit mund të të duan dhe të respektojnë vetëm nga profesioni që mund të kesh, vetem nga familja që mund të kesh por harrojnë të të duan për atë vet se çfarë je, e pakuptimit apo?! Po jeta edhe kështu filmohet.

Ti kur të rritesh mund t’i duash dhe njerëzit që mbase në fëmijërinë tënde unë u grinda për ty, por nuk ka gjë sepse jam unë ajo që të mësova të duash dhe asnjëherë të urresh, mjaftonë që unë të mbrojtja dhe këtë situatë mund ta kalosh dhe ti kur do jesh Baba, por mos harro që të mësova që të duash, asnjëherë të mos të ndalosh t’i kthesh shkëmbinjtë në tokë e oqanin në dhe për fëmijët tu, e di pse? Sepse ata ta dhuran fotografinë e lumturisë.
Ti një ditë do të rritesh, dhe do e kuptosh pse unë i mbylla dyert përvete që shumë të tjerë nuk i mbyllen, ti një ditë do e kuptosh që mbylla dyert sepse fotografinë e lumtur nuk e gjeja dot askund përvec krahve të tu, syve tu të kaltër, shpirtit tënd të bardhë e zemrës tënde të madhe, për ty mbylla çdo gjë dhe nuk jam pishman sepse fotografinë e lumturisë nuk mund ta gjej në moshën tënde që tani të kam.
Dhe gjërat tjera për fotografi të tjera do i gjej dyert hapur në çdo kohë, sepse në fakt ato fotografi nuk kanë kohë dhe vlerë aq sa ka shpirti yt i bardhë me një kornizë diamant.

Të do mami , për çdo frymarrje!