BËJE TË NESËRMEN


Nga: Peter Gabriel (albumi “OVO”, 2000)
Përktheu: Agron Shala

Vishe fustanin që kishe kur u martove
Lëshoje vellon sa të mos shihen sytë
A e mban mend prej nga erdhëm
Le të sillemi siç jemi sjellë të dytë
Shikoje të nesërmen sot
Duke e bërë të nesërmen sot

Ktheje foton nën dritaren tënde
Ndale telefonin që mban në duar
Largoi gjërat që qëndrojnë mes nesh
Le të bëhemi çfarë mund të jemi

Kur gjithçka duket
E pashpresë
Kur duket
E pashpresë

Bëje të nesërmen
Bëje të nesërmen sot

Ku ka vlerësim më të mirë të asaj që bëre këtu
Sesa ajo që prapa mund të lësh
Të gjithë fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tu
A mendon ndonjëherë çfarë kanë me gjetë

Bëje të nesërmen
Kur e shenjta takon të frikësuarën
Bëje të nesërmen
Ku trimërohet ëndrra e ëndërrimtarit