Balerinët kosovarë nesër sjellin “Ngjyrat e vallëzimit”

Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Vallëzimit, e cila shënohet çdo vit me datë 29 prill, Trupa e Baletit të Kosovës do të prezantohet me premierën “Ngjyrat e Vallëzimit, nën koreografinë e koreografit turk, Mehmet Ballkan, për të cilin është hera e tretë që bashkëpunon me balerinët kosovarë.

Premiera e re e Trupës së Baletit, vie krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim. Vallëzimi do të ketë një lidhje në mes klasikes dhe modernes. Fabula e shfaqjes, flet mbi dashurinë në mes një mashkulli dhe femre, siç njihet ajo në mes Romeos e Zhulietës apo Adamit dhe Evës.

“Ngjyrat e vallëzimit” do të jepet të mërkurën duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. .