“BACK HOME”, filmi që trajton pasojat e luftës në Kosovë

Këto ditë kanë përfunduar xhirimet e filmit “Back Home” të regjisorit Arbër Krasniqi. Xhirime këto që kanë zgjatur disa ditë, pasi një pjesë e filmit është xhiruar në Kosovë e një pjesë në Amerikë. Këto i ka bërë të ditur vet regjisori, për FaktePlus.

“BACK HOME” është film që trajton pasojat e luftës së fundit në Kosovë, nga perspektiva e një të mbijetuari të masakrës së burgut të Dubravës.

Në film trajtohet se si Mali, personazhi kryesor i filmit, i mbijeton masakrës së burgut të Dubravës me 1999, falë ndihmës qe i jep kryqi i kuq amerikan. Malin kryqi i kuq amerikan e dërgon në ShBA për shërim meqë Mali kishte pësuar amnezi.

Pas trajtimit disavjeçar, i kthehet kujtesa dhe  kthehet ne Kosove tek familja. Ai e gjen fshatin e djegur totalisht, nga ku e kupton qe edhe familja e tij ishin ekzekutuar nga policia serbe.  Krejt çka gjen Mali eshte kepuca e Tines, bijes se tij tre vjecare.

Skenari dhe regjia e filmit është bërë nga Arbër Krasniqi

Drejtori artistik, Robert Essel,

Kamera Isak Duraku, Kosovë

Kamera ne USA, Kreshnik Marke

Luajnë : Arbër Krasniqi,

Astrit Rexhaj,

Nathalie Jean

Kastriot Saqipi etj

Në fillim, ky projekt është përkrahur nga Sefer Susuri, Vllëzërit e Bashkuar, Mentor Veliu, e më vonë edhe nga komuna e Prishtinës, Troi Film, AIA Production tv Metro, GEGNIA Film, NOLI Hair Sallon etj