“Babai” rrugëton në festivalin ”The Hamptons”

Një ngjarje e vërtet e  përfaqësuar në një film i cili është përzgjedhur për të qenë propozimi i Kosovës për Oscar, është duke vazhduar rrugëtimin e tij të suksesshëm në festivale europiane e botërore.

Është filmi ‘’Babai’’, me regjisor të Visar Morina, që do të shfaqet në edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar ‘’The Hamptons’’, më 9 dhe 12 tetor.

”The Hamptons”angazhohet që të paraqes para publikut filma të gjatë, të shkurtër, dokumentar, fiksion, unik e të pavarur që paraqesin para publikut perspektiva të ndryshme globale.

 “Babai” në edicionin e 50-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit, Karlovy Vary, triumfoi me 2 çmime kurse 4 të tjera i mori në Film Fest Munchen.